One yellow candle flame burning in darkness on black background with copy space for text.

….refleksione rreth krijimtarise poetike te Noke Gjeloshit Sinishtaj e shkrire ne motivet malesore! Kumtese e mbajtur ne kishen e Shen Palit ne aktivitetin “Motive Malesore”

Zakon malesori e ka pas, gurin dhe besen me ia vu kalase! Prej frengjise se saj roje vigjilente per token, familjen, fisin, bagetine. Kengen me ia thur trimave te lirise. Mendja e holle e malesorit, do te kishte mbetur nen kesulen e bardhe e ne faculeten e djerses se tij, nese nuk do te kishte ekzistuar udha e kryqit, bekuar nga meshtaret e Malesise e sidomos te franceskaneve, e cila nis me ata qe u vrane tek “Pellgu i Fratit” e deri me vone me P. Anton Harapin, P. Kolen. P. Gjergjin, Dom Simon Filipaj e me te gjallin e motivit poetik e ungjillor malesor ne “Zanin e Shnandout” te P. Pashkut. Vjen ne kete rend te dinjiteshem edhe nje emer, i cili e nderton fjalen nga hiri dhe krahapur i lutet qiellit ta shderroje ne shtylle dhe me eshtrat e tij te mbaje kullat e Malesise te mos shemben nga braktisja e leshimit te trojeve aterore. E ai i takon atij fisi me qene i bukur edhe tek gryka e vorrit, duke i ruajtur si ne arken e shenjte teshat e reja e shamine, me te cilen lidhet mjekrra para mbylljes se arkemortjes. Vetem nderimi eshte fara e bashkimit, aty cel lulja e mirekuptimit. Me ka impresionuar ky poet dhe sa e here e lexoi shenoi. Me kujton skocezin Robert Bernc, i cili i kendoi fshatit, duke mbetur i pavdeshem e Noke Sinishtja i kendon Malesise me pavdekesine ne te gjitha elementet dhe detajet e imta. Ai per mua eshte palci fishtjan dhe poetik biblik i krahasimeve ne pejzat e fjales, qe rrjedhin si krojet e fresketa dhe gurrave te metaforave, prone e zanave qe mjekojne plaget e historise. Ai eshte nje za kembane mbi vdekjen, ai e kthen ikjen e braktisjen ne zerin e djepit dhe shtylle hekuri i behet kurrizi per te trimeruar catite dhe themelet e kullave qe te durojne me shume, se dita e re po agon e mergimtari nuk i harron. Do te isha krenar qe me brendine e filozofise se tij poetike dhe ne mesazhet qe pecjellin vargjet e tij te isha ne cep te ures, per ta kapur bregun e bashkimit, ku vuan e lutet loti i tij. Noke Sinishtja ka shkruar 20 vepra, poezi, publicstike e romane ne gjuhen shqipe, italiane, kroate e gjermane. Ai ka shkruar me shume se 12 mije vargje poetike qe kane mbreda brengen malesore, jeten e tij te veshtire, por me drite hyjnore nen vetull te perendise. Ksheva, vendlindja e tij eshte qendra e vullkanit, ku digjet e pervelohet si cerme shpirti i tij! I larguar i rreh zemra per Ksheven, bash si zemra e nanes per birin e merguar:

Nen hijen e kishes se Ksheves germadhe

Jo larg kronit ku u jepsha uje me pi bagetive

Rri tu e shikue rrotull…

E bash aty i ulur ne nje shkemb guri, ku me syrin e mallit e pershendet dielli, vendet e tij, Gruda, Hoti, Deqici, Trieshi, Traboini, Luhari, Koja… i bajne me dore si dikur dora e nanes se Bukes!

Me duar perpjete perqafoi qiellin

Tue ia lut perendise aman amam

Me shderro ne shtylle qe kullat ti mbaj te mos shemben…

E pra zakon malesori e ka pas, gurin e besen me ia vu kalase e Nok Sinishta ketij guri e kesaj bese deri ne sakrifice i ve eshtrat e veta, qe keto kulla kala te flasin perseri si dikur, aty ku klithte femija ne djep e kerciste pushka ne dritare per lindje e liri. E ai thote se kendoi, jo vetem per Ksheven time, por per te gjitha fshatrat e Malesise. Ne Ksheven e tij, ku si dhemballe e syrit rritet guri, aty ku besa e beses eshte brumi, shenjteria, plaku, oxhaku, Lahuta e currani, kulla, trolli, konaku, zani, kanga maja krahut rreth shallit te malit…Nok Sinishtes i ra rracioni i fatit, qe trupi per shkak te moshes ngadale te shkrihet ne Lucerne, por mendja shpirti e zemra rron ore rron ne Malesi te Madhe ne Ksheve. Poeti qe ne venat e tij ka zjarrin e kujtimit dhe te memories malesore. Motivi malesore ne krijimtarine poetike te Noke Sinishtes eshte nje miniere e pazbuluar dhe e panjohur mire, ku thelle ne kapilaret e saj vezullojne nen driten e pishes thesaret e vyera dhe plot dinjitet te kesaj krahine, e cila mbahet fort ne traun e lisit te legjendave e miteve te gjalla te heroizmit e te flamurit, nga ku secili mund te ndertoje udhen e vet te mesazhit per ta perhapur ate nder te tjere, sic ben shqipja me ushqimin e zogjeve te saj. Noke Sinishta nuk i harroj Nanat e Bukes, te cilat per fisin e tyre piqnin nga 25 buke ne dite. Ata ishin zojat e kulles dhe shpirti i harmonise mes nuseve te konakut. Ato nana qe i falen gjuhen, kengen, etiken dhe moralin, besen me fortesi zakoni e guri. Shembullin e burrit dhe te beses le ta degjoje veshi i te vertetes. Sepse dimesioni i beses se malesorit nuk mund te matet as me lartesi mali, por me lartesi shenjterimi. Ai gjithmone syte i mban tek kullat ne traun e te cilave varet kujtimi i tretur i te pareve e ai shkruan:

Malesia vejushe e gjore

Loke pa Leke, ne tra kalbet Lahuta e troka hesht

C’fare konaku je pa miq

Oj kulle pa zjarr, pa rob

Pa dore pa goje pa fryme!

I kam pa me sy disa kulla te shembura te fiseve malesore. Kam hyre mbrenda dhe kam pare tymin e kandilit si shenje ne harten e gurit, qe kujton e ruan zanin e kulles. Aty ne dysheme kishte pluhur e kishte murana dheu, si hiri i fundit me gace te fikur e i harruar ne votra qe diten, kur deres iu vu dryni. Noke Sinishta ua shkroi emrin e tyre, per te mos u fshire nga balli i kujteses historike e njerezore e, per ta skalit ne memorien malesore prej emrin te vet. Per poetin jeton nder shekuj sypellumbja Malesi e sic thote poeti Ndoke:

Malesi ne mua e ke vorrin!

Per poetin Malesia eshte ora e vetmise qe i rrotullon akrepat kundra kohes, ku vetmia shkel e vallon mbi rete, dezertimi merr hov deri ne pakuptim dhe pa krye, kosa e kohes pret barin e njome, ku era e mykut eshte kunora e trishtimit, ku dimri i erger, si ulkonje vetem kafshon:

Nuk ka mbet as nip as sternip

Me i trashegu virtytet e dlira

Vetmia ne kthetra te harreses

Nje pike uji ne fyt te thamun

Ti po jep shpirt…!

E megjithe brengen, kjo plage e pjekur ne shpirtin e tij, perseri poeti gulfon me za qe ia kalon majes me te larte, per tu lare me kaltesine, kur bucet:

Kurre Malesi s’kam me te harrue

Edhe atehere kur te jem matane

Tek ti do te vij se ne ty besen kam

Gjuhe, gjak tate e nane!

Noke Sinishtja ne kujtimin e Motit te Madh eshte nje bir i sergjentit te harruar, por jo pergjithmone, se memoria kombetar me siprancen e vet do ta nxjerre mbi vale kete lundetar te palodhur nga dallget e cmendura te jetes, i cili tregon populit te vet bregun e ankorimit ne trojet arberore. Permallimin per vendlindje ai e ka si vapen e gushtit e ne kete vape ai nuk kerkon qe te kendojne gjinkallat, por bilbilat e Malesie dhe te valloje shqipja e lirise. Ai e rilind “kohen e dremitjes duke i dhene gjunje nga gjunjet e vet, shpirt nga fryma e vet, kohes se cojes, kohes se zgjimit nga gjumi i enderrave te turbullta, duke e patur ne krah nje Shna Ndue e nje Shen Gjergj pranvere. Nok Sinista kthet ne vendlindje pas 20 vitesh ne megrim dhe u gezue mallshem kur Laci e njohu, duke lehur bute si per ti dhene kulles se tij e tane Malesise lajmin e mire te kthimit. Se pari ndalet te Vorret e Ksheves. Disa kane tisin e perhimte me varra shiu e, disave myk u ka zene mbishkrimi, disa rrasa jane thyer e ai patron barin e nje varri te ri. Pika loti i rrjedhin ne sy. Afrohet ta preke kryqin dhe ballin. Ta mesoje historine qe zemren ia thyen, ketu, ku vetem terri ka mbetur besnik, ketu ku vetmia shkel mbi vorre te ftohta dhe vallen e mbrapshte e hedh pas shamise e vuajtjeve dhe dhimbjes njerezore. Shtegtimet drejt bukes se lirise me nje dhamb floriri ne goje kane krijuar ne vendlindje nje grope qe edhe zanat po te kthehen veshtire ta mbushin. Poeti ndjehet i pikelluar deri ne skaj te ylberit, kur shikon dhe prek murin e akullt te kulles se vet dhe zemra i bushet me lot e helm.

Ne cdo fis te Malesise se Madhe kobi rendon

Qe kur shtegu per ne Amerike u hap

Vajtojne nanat tona me shtate shamia te zeza

Djelmosha e vasha qe ne arkivole kthehen ne ferlik.

Kur e prek traun e kulles te rreshkur, i cili ka bajtur peshen e rende te viteve ai ulet rreth oxhakut dhe me shkendijat e mallit ndez nje zjarr e flaka i sjell kujtimin e fytyres kreshnike te Gjeke Gjon Shytit Sinishtja dhe aty merr udhe ideja e nje libri, ku autori e quan “Shqiponja e Grudes” duke perfshite 360 vargje te kenduara nga mirditori Pjeter Marku Mirdita, per kete figure, per te cilin ka shkruar P. Anton Harapi ne librin e tij “Andrrat e Pretashit” Poeti thote se une jetova me gjyshen Maruke e Nanen e Bukes Tereze Cunen. Ajo me fliste sikur une te isha i madh e prej saj kam mbajt mend shume ngjarje. Ajo me tregonte sesi Gjeka u arratis nga burgu me ndihmen e Tereze Cunes dhe Prete Palokes. Kishin pjek dy buke dhe ne njeren kishin futur nje bajonete. E ramas kur dikur ai numeronte qengjat e bardhe te bjeshkes, hyjte si strenglat ne ballet e nuseve me duvak, aty nen hijen e madhe te qarrit shekullor, kur burrat e shtegut nderronin duhan e ku vajtoret ia numeronin me vaj te vdekurit te gjitha bemat e jetes, poeti ngrihet nxitimthi prej zjarmise dhe zbet poshte te feskohet ne valen e Cemit e thote:

Aty ku gjinjte e malit i ferkon oshetima e Cemit

Fjetun apo zgjuar ne vesh me ushton

Muzika jote e kristalte e freskise balsam.

Ne Malesi, pra aty ku hana me floke te vershe stepik shkembinjt, ai vete kendon para pragut me tremb kengen e korbit. Pasi e lane shpirtin me ujet e kulluet te Cemit e kthen veshtrimin nga kulla e fisit te vet Shytaj e kendon: “O i Shytaj qe me lexon: amanet: C’ka fillova une ti vazhdoje, ne gabova une ti korigjoje!” Ai e quan poezine sakramet qe cdo dite kungohet ne te. Aq shume e madherisht ai i vlereson mbreterit dhe mbretereshat e tokes ilire, ku shpesh ai merrte frymezimin tek “Gurrat e Teutes” ne Malesi, sa shkruan:

Ishte perendia ajo qe Teuten e krijoi

Apo Teuta ajo qe te Lartin e formoi?!

Poeti Sinishtja, duke qene meshtar per disa vite ne Malesi e vlerson perkushtimin fetar te familjes malesore, te perbetuar ne fene e Krishtit, te cilit kurre nuk ia kthyen shpinen. Kyqin e Krishtit dhe fjalen hyjnore ata mbajte gjithmone ne gji!

Rruazat e rruzares malesore jane te lidhuna

Me pe ngjyre ylberi te karakterit

Ku tiparet e pavdekshmerise

Qendrojne ne gjoks te Zanave malesore

Gjerdana e perla perzie

Ndersa virtyti, burrnia e urtia, trimeria, besa karakteri, durimi e dashuria te Dilen e Pashkeve ne oborr te kishes lulezojne. Ne emer te te Lartit me vikate: “A ka bujurm ne oborr te amshimit?!” Poeti Noke Sinishtja e zbatoi me perpikmeri keshillen e Fishtes dhe te Martin Camajt, per ta perdorur kudo gjuhen shqipe se gjuha e huaj eshte gjuha e punes e gjuha shqipe, kjo gjuhe perendie eshte gjuha e nanes. Ai mori me vete virtytet dhe zakonet me te mira te malesorit, duke e deshmuar ate: “Vec duart e mia e dine sa here u perqafova me prind ne kullen stergjyshore” Vepra e tij poetike eshte nje qiri i ndezur ne panteonin e pavdekshem te kultures kombetare. Ne veprojme me njeri tjetri sic vepron ferri. Nderim njerez qe te mos shuhemi! Trungun e beses te mos e leme me u tha, te gjithe jane ngritur e gjuajne pesha pa da!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.