Shkolla fillore në gjuhën shqipe e fshatit Vishnjevë të Plavës është në gjendje të keqe, aspak të përshtatshme për mësim. Për shumë vite e neglizhuar nga shteti. Prandaj Besim Kukaj në bashkëpunim me ish-nxënësit e sajë, tashmë të mërguar në SHBA, kanë organizuar mbledhje të hollash për ndërtimin e një shkolle të re. Plava dhe Gucia kanë kohë që përballën me probleme te ndryshme, si emigrimi masiv por edhe me humbjën graduale të identitetit. Pa shkolla, dihet se gjuha, identiteti, vetdija dhe e ardhmja e komunitetit vihet në rrezik. Ju ftojmë që ta shperndani linkun me miqët tuaj në rrjetet e ndryshme sociale.

Këtu mund të lexoni deklaratën e plotë të z. Kukaj dhe organizatorëve:

Aksion për ndërtimin e shkollës së re fillore në fshatin Vishnjevë, rajoni Guci-Plavë i Malit të Zi!

Shkolla Fillore në fshatin Vishnjevë (Komuna e Gucisë dhe Plavës) ka shumë nevojë për mbështetjen tuaj. Ne, ish-nxënësit e kësaj shkolle, po ndërmarrim këtë iniciativë për të ndërtuar një shkollë të re dhe për të shkatërruar ndërtesën ekzistuese e cila aktualisht është në gjendje të rëndë dhe të pasigurt për studentët dhe stafin. Që nga dita e parë e hapjes në 1968/69, kjo shkollë fillore u ka shërbyer shumë fëmijëve nga fshatrat përreth Vishnjeva, Kukaj dhe Hakaj. Kjo shkollë prodhoi breza të tërë studentësh, shumë prej të cilëve tani banojnë në kombe të ndryshme perëndimore dhe vende të tjera të botës.

Ndërtimi i një shkolle të re nuk është vetëm për të mirën e të gjithë atyre fëmijëve të varfër që aktualisht arsimohen, por edhe për të mirën e atdheut në përgjithësi. Për arsyet e mësipërme dhe shumë arsye të tjera, nuk mund të lejojmë mbylljen e kësaj shkolle në gjuhën shqipe. Për ne, kjo shkollë është tempull i dijes jo vetëm për gjeneratat tona, por edhe për ata studentë që aktualisht po arsimohen si dhe për shumë breza të ardhshëm. Prandaj, të dashur bashkatdhetarë, kërkojmë mbështetjen tuaj financiare. Mbështetja juaj do të na mundësojë të përfundojmë me sukses këtë veprim human i cili ka vlerë të madhe dhe rëndësi jetike për fshatin Vishnjevë dhe fshatrat Kukaj dhe Hakaj.

Komiteti zhvilloi studim duke mbledhur të gjitha të dhënat e nevojshme dhe urdhëroi një plan për ndërtimin e një ndërtese të re. Deri më sot, kemi bërë të gjitha përgatitjet dhe koordinimin e nevojshëm me institucionet përkatëse arsimore në komunën lokale, si dhe nivelin shtetëror. Studimi sugjeron që, bazuar në ndërtimet lokale dhe shpenzimet materiale, kostoja totale e ndërtimit të shkollës së re, padyshim me standarde moderne, do të jetë afërsisht 150,000 $.

Jemi përjetësisht mirënjohës për donacionet dhe mbështetjen tuaj bujare.

Me respekt,

Anëtarët e Komitetit të shkollës së fshatit Vishnjevë, me seli në New York.

  • Kolë Camaj
  • Bekim Rugova
  • Gjekot Curanaj
  • Imer Mehaj
  • Avdyl Hakaj
  • Viktor Curanaj
  • Mal Kukaj
  • Haki Kukaj
  • Besim Kukaj
  • Dardan Rugova

Në këtë link mund të bëni donacionet: https://www.gofundme.com/f/Building-of-a-New-Elementary-School-in-Vishnjeva

-Albert Bikaj/Kallnori.org

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.