Nga Rexhep Hoti
Ti që eshtrat në gjoks
të turqve i ke,
Pse i bartë dy emra
Gjergj dhe Skënderbe?
Lavdia mbi sa
kontinente të ra;
E Gadishulli yt
as varr për ty s’ka.
Pas teje mbi supe
u ngarkua Shqipëria;
Mbet dy herë i braktisur
gjiu dhe fëmija!
Kur ranë daullet
mbi muret e Rozafës,
U dhunua përgjakshëm
ringjallja e baladës.
Vetëm kështu dikur
Azia hyri në Europë;
Për Perandorinë Osmane
toka shqiptare qe pasaportë.
Francë, Dimër, 1997
Nga vëllimi poetik “Visore të Shthurura” 1997, Gjermani.