Poezi arbëreshe: “Vjeshti i Zalisur” nga Mario Calivà (Audio)

0
1251

Vjeshti i zalisur
pruri farën e stinës së tij
e qelli llarghu ngjymat e vjetra.

E ndërsa shiu lëmoj malet
mjegullat pasqyriseshën
te lucet mbluar nga shtrëngata

e plepi mburoj bujkun
çë i pafol llojasëj
e lodhët kumbisej
te mbruri i kalistrës së tij.

Një rrufe e kaltër
çë ra si cabje,
ndajti qielljën n’dish
e për një sakatë sytë
iu dhezën me ngjymen e saj.

Mbi arrën e mbi shtenjën
trëndëllisëj shiu
mbi gjithë çukat e larta
të jarrëj te dheu
vetëm një thërrime

ku pemë ngë ishën
ujët zdripej mbase me dhunë

sipër gurëvet sipër strehëvet
sipër kaçubavet sipër barit
sipër vreshtavet e rrushit të pabërë
e sipër botës çë pastronej
e çë u truh shtrëngatës
çë humbët ushqen

shenj i pajtimit i pasosmë
e i panjohur për burrin,
ndër qiellit e dheut.

Jetëshkrim i shkurtër:

Mario Calivà ka lindur në Horën e Arbëreshëve, shkollimin elementarë e ka mbaruar në vëndlindje, ndërsa atë të lartë e ka vazhduar në Universitetin e Palermos, Messinës dhe Sapienzës. Momentalisht vazhdon studimet për dramturgji dhe skenografi tek Akademia e arteve të Romës. Është poet, fotograf dhe promovues i kulturës arbëreshe. Ka botuar tre vëllime poetike (La luce dei punti lontani, Precizioni dhe Reading Poetico) në italisht dhe arbërisht. Së fundmi ka botuar librin “Portella della Ginestra primo maggio 1947″. Jeton dhe punon në Palermo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.