Flutur Açka nepërmjet profilit të saj të facebook-ut ka njoftuar për ceremoninë e funerali të albanologut Robert Elsie, ja njoftimi i plotë:
“Të nderuar Miq,
Në përmbushje të amanetit të fundit të albanologut të shquar Robert Elsie për t’u varrosur në Alpet Shqiptare, trupi i tij do të qëndrojë nesër, më datë 17 tetor, në mjediset e Bibliotekës Kombëtare për homazhet dhe nderimet e fundit.
Nga ora 14:00 deri më 16:00.
Ceremonia e përcjelljes për në Shkodër do të zhvillohet në Bibliotekën Kombëtare në ora 16:00.
Ceremonia e përcjelljes në banesën e fundit do të jetë ditën e mërkurë, datë 18 tetor 2017, në Theth në oren 14.00.
Ju ftoj të nderojmë së bashku ambasadorin e nderuar të kulturës shqiptare”