Plani i Titos për ‘turqizimin’ e Kosovës

0
956

Autoritetet jugosllave nuk kishin hequr dorë nga projekti për turqizimin e Kosovës as në vitet pas Luftës së Dytë Botërore.

Ndonëse në rrethana krejtësisht të reja gjeopolitike dhe ideologjike, fryma e Marrëveshjes famëkeqe mes Beogradit dhe Ankarasë e vitit 1938 ishte njëfarë ‘guide’ edhe për projektet e Titos, shkruan Konica.al.

E gjitha kjo do të kulmonte në takimin e vitit 1953 në Split mes Titos dhe ministrit turk të Punëve të Jashtme, Fuad Kyprili, për shprënguljen e shqiptarëve nga Jugosllavia.

Në këto vija, portali Konica.al sjell për publikun një nga mijëra dokumentet për shqiptarët që sapo janë shpluhurosur nga arkivat e CIA-s.

Një një dokument konfidencial të quajtur ‘Politika jugosllave kundruall Shqipërisë’, që mban datën 15 shkurt 1953, zbulohen detaje të reja të qëndrimit të Titos ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Përpiluesit e këtij dokumenti i raportonin vartësve të tyre në nivelet e larta të CIA-s se “politika tradicionale jugosllave karshi Shqipoërisë nuk ka ndryshuar”.

Jugosllavët, siç vërenin analistët e CIA-s, ishin ende të përkushtuar për gllabërimin e Shqipërisë dhe shndërrimin e saj në pjesë përbërëse të Jugosllavisë.

”Tito ndjen keqardhje që hapi shkolla shqipe në Jugosllavi dhe ka filluar t’i ndryshojë ato në shkolla turke”, thuhet në këtë dokument.

”Të gjithë mësuesit shqiptarë janë të detyruar të bëhen shtetas jugosllavë ose të braktisin Jugosllavinë. Kjo politikë ka shkaktuar pezm brenda bashkësive shqiptare në Jugosllavi”, përfundon raporti i CIA-s.

Salih Mehmeti

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.