“Oratio, ose lutje”
“Nuk janë vuejtjet fizike ato
që gjithaqë e torturojnë korpin.
Janë gozhdat psiqike, shkaku
qi e gozhdojnë shpirtin.
E Shpirti, kur ndahet prej trupit,
lyp sferat e Qiellit.
Por, po e lëshove Globusin
Nuk dihet ma orientimi…
Je nalt, apo teposhtë?
Majtas, a djathtas?
Truni, hum’ në Êter…
Mbetet veç: « At’ ynë që je në qiell! »
–Nokë Sinishtaj/Ekskluzivisht për Kallnori.org.