“Jo çdo gjë e artë vezullon”
Nga -J.R.R. Tolkien
Jo çdo gjë e artë vezullon,
Jo gjithë ata që bredhin janë të humbur;
E vjetra që është e fortë nuk perëndon,
Nga ngrica, rrënjet e thella nuk kanë për tu arritur.
Nga hiri, zjarri duhet të zgjohet,
Drita, nga hijet duhët të burojë;
Shpata që ka qënë e thyer, duhet të ripunohet,
Ai që ka humbur kurorën sërish do mbretërojë.
-Shqipëroi: Albert Bikaj
-Redaktoi: Ilir Shallo
Jetëshkrimi:
John Ronald Reuel Tolkien lindi më 3 kallnuer të 1892 në Bloemfontein, sot Afrika Jugore; dhe vdiq më 2 shtator 1973 Bournemouth, Britani e Madhe. Ishte shkrimtar dhe filolog anglez. Ndër librat më të famëshëm të tij janë “Hobit” dhe triologjia “Kryezoti i unazave”.