“Në varreza”
nga Pavle Đonović
Unë dhe varri
Ndajmë heshtjen e një mëngjesi
Kërkoj gurin e varrit bosh
Që në të t’më shkruajnë emrin tim
Në fund të varrezave
Dikënd po e vëndosin
Një grua me femijë qan
Ndoshta ajo është gruaja ime
Por unë nuk jam i martuar
Banuesit
E lagjës së tretë
Hedhin nga një grusht dhe
Mbi fëtyren e të vdekurit
Dhe pershpërisin
Pastë tokën e lehtë
Mendoj
Banorët e lagjës së tretë
Po tumirohën me mua
Por unë nuk jam më fqinji i tyre
Edhe unë hedha një grusht dhe
Në fëtyren e fqinjit tim të vdekur
Me të cilin do jem fqinj sërish
Dhe u largova nga varrezat
Duke menduar për gurin e varrit
Pa mbishkrim
Shqipëroi: Albert Bikaj ©