Në ndarje
Fjalët
janë më të zeza se nata
Duart
janë më të forta se guri
Zëmra
më e butë se bari
Lotët
më të lehta se lumi
Në ndarje
Shikimet
janë më të thella se deti
Minutat
janë më të shkurtër se të thënit një
Zëri
është më i mprehtë se era
Veshët
janë më të hapur se guacat
Në ndarje
Sytë na bëhën shpella
Nga të cilat burojnë lumenjt
Dhe të dy në shikim të kryqëzuar shëndërrohemi
Të kryqëzuar nga treni gjer tek platforma
-Pavle Đonović
-Shqipëroi: Albert Bikaj ©
