“Në Kshevë”
Pas 20 vitesh u gjeta te gërmadha e shkollës tonë në Kshevë. N’avlli para kullave, Precaj, Nikaj, Gjolaj, Shytaj
Vetem ndonji vorr betonit me kryq……e shkrova
Me u ba vesh, te varri n’avlli
Ku i betonit kryqi ,në vend të zotit të shpisë
Në heshtje të parrefyshme
I strukun qendron
Malësi, a bën vaki,
Që as në Parajsë, as në Ferr
S’e ke kund ndonji mik?!
Rri në këmbë, statujë
E naltë nga qielli, syakull
Hylli si engjëll rojës
Na shigjeton
Ty, o kryq betoni
N’avlli të Malësisë
E unë:
Truroitur!
Fërshëllimë burkthi (1)
Dhe veriu:
O! s‘ka, bre, ma këtu
Bujrum!
1.burkthi,zoo( gryllus domesticus),bulk,bulkth
– Nokë Sinishtaj