“Në Jerusalem” nga Mahmoud Darwish – në shqip nga S. Çunga

0
201
K'urani

𝐍𝐞̈ 𝐉𝐞𝐫𝐮𝐬𝐚𝐥𝐞𝐦
nga 𝐌𝐚𝐡𝐦𝐨𝐮𝐝 𝐃𝐚𝐫𝐰𝐢𝐬𝐡

Në Jerusalem, e kam fjalën brenda mureve të lashta,
eci nga një epokë në tjetrën pa kujtesë që më udhëheq.
Profetët atje tej po ndajnë historinë e të shenjtave … tek ngjiten në qiell,
kthehen më pak të shkurajuar, më pak melankolikë,
sepse dashuria dhe paqja janë të shenjta dhe po vijnë në qytet.
Zbrisja një të tatëpjetë dhe mendoja:
Si arrijnë të grinden pohuesit çfarë tha drita për gurin?
Mos vallë luftërat shpërthejnë prej një guri gjysmë të ndriçuar?
Eci në gjumë. Vështroj në gjumë.
Nuk shoh askënd prapa meje. Nuk shoh askënd përpara.
E gjithë drita është imja. Eci. Bëhem më i lehtë.
Fluturoj. Pastaj bëhem dikush tjetër. I shpërfytyruar.
Fjalët derdhen si bar nga goja lajmëtare e Isaisë:
“Po nuk besove, nuk ke siguri”.
Eci si të isha tjetër njeri. Plaga ime është një trëndafil biblik i bardhë.
Duart e mia, si dy pëllumba, rrinë pezull në kryq dhe mbajnë botën.
Nuk eci, fluturoj, jam bërë dikush tjetër, shpërfytyruar.
Jashtë vendi, jashtë kohe, pra, kush jam?
Në praninë e shestjes unë nuk jam unë.
Mendoj. Vetëm Profeti Muhamed ka folur arabishte klasike. “E pastaj,”
E pastaj? Një grua ushtare thirri: Prapë ti? A nuk të vrava një herë?
I thashë: Më vrave… por harrova të vdes, si ti.

Përktheu nga anglishtja: Sokol Çunga

Ilustrimi: Kurani Kerim, shek. XV, shkrim thuluth në letër, kopist anonim, paraqitur në ekspozitën “Përmes një urtësie të pashuar, duke kremtuar Evropën në Shqipëri, rrallësi dhe larmi”, maj 2018.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.