“Mirëpo, duket se kjo këngë 13 vjet pas publikimit po përbën ‘rrezik’ për dikë. Agjencia për Mediat Elektronike e Malit të Zi u ka shqiptuar vërejtje televizioneve “Boin” dhe “Teuta” për shkak të transmetimit të spoteve muzikore të dy këngëve shqipe me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit. Siç konsiderohet se përmbajtja programore përbën rrezik për rendin kushtetues në Mal të Zi, shkruan gazeta express.
Njëra nga këngët ishte “Albanian” e Etnon, Lyrical Son dhe Dj Blunt të cilët kanë reaguar përmes rrjeteve sociale. “Pas shumë paralajmërimeve si duket shteti i Malit të Zi e paska urdhëruar ndalimin e transmetimit te këngës Albanian”- ka shkruar Genc Prevlukaj, teksa Lyrical Son ka thënë se “#Albanian, ju s’mund të ndaloni”.”
Shkrimi është marrë nga KultPlus.com