MOS RREJ DRITAN HILA… nga Ilir Seci

Sot ne 75 vjetorin e pushkatimit te dragonit te maleve shqiptare: Legjendes se gjalle shqiptare: Prek Calit.

1
475

Si e qesin kryet fill…shembja e kulles se Prek Calit i bani me fole Dritan Hilat e partisë qe permenden “36 partizanet e vramë” ne beteje nga forcat malesore te primé nga kreshniku Kelmendas.

Para se me permende ata te “36 partizanet” e vramë Dritan Hila ban mire me e i lane hilet e me fole si ashte verteta… Per me fole pa hile duhet me ia nise nga pergjigjia e pyetjes :

-“Çka kjenë tu lypë partizanet e Mehmet Shehut në Kelmend?!”

-“Kane shkue me çlirue vendin.” – mundet me u ngutë ndonji naiv, ndonji qe shkumon shkumët e sapunit të propagandes 47 vjeçare, që e ka hanger per djathë.

Prëk Cali

Sipas vete komunisteve pushtuesi i fundit gjerman asht largue nga Shqipnia me 29 nentor 1944. Atehere a ban me na kallzue Hila se për çka kishin ardhë brigadat partizane ne Malesi te Madhe!?

Ne 47 vjetet e monizmit lufta partizane propagandohej si “Lufta Antifashiste Nacionalçlitimtare kunder pushtuesve nazifashistë”. Pushtuesi i fundit i vendit si thone vete komunistet iku me 29 nentor, atëherë pse gjindeshin partizanet ne Kelmend në mars 1945?! Kesaj pyetje i bishtenojnë hileqarët si Dritan Hila. I bajne bisht sepse nuk duen me thane të verteten që batalionet e kryekriminelit Mehmet Shehu kishin ardhe si pushtues ne Veri. Prek Cali u kishte çue fjale “Mos hajdeni ne Malësi te Kelmendit se ua vë pushkën!”. Si burrat me Kanun u çoi fjalë përpara, i paralajmeroi. Gjate 5 viteve te pushtimit italian dhe atij gjerman, në Kelmend nuk kishte hy kambe pushtuesi italian as gjerman. Prej kujt donte me e çlirue Malsine e Madhe Mehmet Shehu qe me zellin e nji krimineli perbindesh po zbatonte urdhnat e Enver Hoxhes?! Pergjigjia asht e thjeshte, Mehmet Shehu me urdhnin e Enver Hoxhes kishte ardhe me pushtue Malsine, jo me e çlirue sepse ne mars 1945 ne Malsi nuk kishte pushtues. Asht kaq e thjeshte, meqe vendi sipas komunisteve u çlirue me 29 nentor 1944 atehere me 30 nentor e mbrapa ato forca nuk jane ma forca çlimimtare partizane por jane forca ushtarake te regjimit të porsa vendosun. Jane forca ushtarake që mbas dates 30 nentor 1944 kudo qe shkuen, shkuen si ekspedite ndeshkimore per me nenshtrue zonat e Veriut, zonat qe nuk pajtoheshin me vendosjen e regjimit komunist. Në kete menyre, ne vitin 1945 Prek Cali u perfshi në luften civile qe kishin shkaktue komunistet me në krye Enver Hoxhen. Forcat ushtarake te prime nga Mehmet Shehu kishin ardhe pa i thirre kush dhe si te paftuem ishin pushtues, prandaj u duhej vu pushka si asht kenë tradita ne Malësi. Bash njatë bani patrioti Prek Cali me 1945, u vuni pushken komunisteve te Moskovit njashtu si ua kishte vu pushken pushtuesve malazeze te Krajl Nikolles apo atyne serbe te Krajlit Pjeter. Njaj qe i thote veti burre njashtu ban, i ven pushken atij qe vjen me te shkelë.

Keto gjana i anashkalon hileqari Hila, ban sikur nuk i di. A e din Hila se ne zonen e Shkodres komunistet kane hy mbasi jane largue gjermanet!? Gjermanët që jane largue vete sepse asnje beteje kundergjermaneve, per be kund nuk e kane ba ne ate zone. Krejt betejat qe jane ba ne Malesi te Madhe, Postribe e Dukagjin, kane kene te tana beteja me pushtuesin qe mesyni Shkodren mbas 30 nentorit 1944. Dhe jo vetem aty por kudo ne Veri çka perfshin nga Fushe Kruja e deri ne kufirin e 1913-es me Jugosllavine, krejt zona qe fillon nga e famshmja “Vija Jiriçek”, (Jiriçek Line), e deri ne kufi me Plave e Guci, krejt kjo zone asht pushtue nga forcat ushtarake te komandueme nga Mehmet Shehu nen urdhnat e Enver Hoxhes. Fakt ky…

Kryengritja e Malesise se Madhe, kryengritja e Postribes, qendresa ne Dukagjin, qendresa ne Nikaj-Mertur, qendresa ne Malesine e Gjakoves, qendresa ne Lumë, qëndresa në Mirditë, te tana keto jane deshmi se komunistet nuk ishin te mirepritun ne ato anë por erdhen si pushtues. Ne vitin 1945 ne Veri komunistet hynë si pushtues, banë Luftë Civile dhe ia mbrritën me nënshtrue Veriun. E fundit ra Mirdita dhe me ranien e Mirdites u vendos totalisht diktatura enveriste. Malesoret kete pushtim e kane pase permbledhe ne thanien pershkruese :

-“Kur hyni Partia.” njajte si thanshin “Kur hyni Turku.” apo “Kur hyni Nemcja.”…

Dritan Hila athue nuk e din apo ban sikur nuk e din faktin se nga 7 prilli 1939 e deri ne gusht te vjetes 1944 ne krejt zonen mbi Fushe Kruje e deri ne Vermosh ka pase vetem nje batalion partizan me emnin “Perlat Rexhepi”…Dhe kjo ndodhte jo pse Veriu ishte pajtue me pushtimi nazi-fashist. Jo aspak, Veriu i ka ba qendrese te dyjave, fashisteve e nazisteve, por ne Veri qendren e banin forcat nacionaliste jo ato partizane. Arsyeja ishte e thjeshte, Veriu duke e dite qe forcave partizane u printe Partia Komuniste e krijueme nga dy serbë nuk kishte si i besonte atyne forcave.

Koha provoi se kishin pase te drejte ne ate mosbesim. Kur u rrethue Prek Cali me malesore ne Kelmend bashke me forcat ushtarake te Mehmet Shehut kishte edhe forca ushtarake serbe.
Pse nuk e permend kete fakt Dritan Hileqari?!

Prandaj mos rrej Dritan Hila por pranoje te verteten! Komunistet shkaktuen Lufte Civile ne vend. Per mos me e keqkuptue kush sikur kjo lufte civile ishte lufte Veri-Jug duhet sqarue se nuk ishte e tille. Aspak. Jo ishte lufte civile mes Komunisteve dhe Nacionalisteve. Forcat ushtarake te prime nga Mehmet Shehu kur mesynë Veriun në vitin 1945, banë te njajten gja qe kishin ba perpara ne Jug kur vrane e masakruan patriotet si Hysni Lepenica per shembull. Lufta civile nisi ma se pari ne ate qe njihet si “Zona e Pare Operative”, ai model u zbatue fillimisht ne mbare Jugun dhe me ta kapercye Shkumbinin u pershkallezue ne Veri…

  • ILIR SECI

1 COMMENT

  1. Shkrim fantatik per hordhite barbare komuniste te kolaboracionisteve qe Kuislingonin me partine komuniste Serbe….jo Jugosllave…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.