Jetojmë në shekullin e depresionit, stresit, meskinitetit dhe vetëleverdisë. Teksa po punoja për temën e diplomës deri në orët e para të mëngjesit mbi Rreshpen dhe kalendarin e tij të jetës, vura re një analogji me botën, jetën që po jetojmë ne.
Është ndërtuar një ishull i rremë për të gjithë ne, po vetë kemi ndërtuar mitin e vetmisë, dashur padashur, ne mitit të vetmisë i kemi dhënë fuqi kozmike, ne qeshim, flasim, ndajmë jetën tonë me njerëz që mendojmë se na kuptojnë, se dinë sesi ndihemi, sesi duam të jetojmë dhe në fund të ditës nuk flemë, na pushton një bosh i madh i cili shfryhet o me dëshirën për të qarë ose me dëshirën për të vdekur…
Vetvrasjet nuk ndodhin kurrë rastësisht, miti i vetmisë është aty në dobsinë më të vogël të jep shtysën e fundit. A mund të shpëtohesh nga vetmia?
Jo. Vetmia nuk është në vetvete dicka që të bën dëm, madje për njerëz mendjerrënjë, që e kanë mendjen e fortë dhe mendimet e qarta është nje lloj ushtrimi për reflektim, për kthjellim, për të vendosur për gjërat e të tashmes dhe ato që do të vijnë.
Miti i vetmisë nuk është i njëjtë më vetminë mos i ngatërroni ju lutem. Miti i vetmisë është një ngritje mbi ndjenjat e vetmisë, trishtimit, mosshpëtimit, të frikës, të mos pasurit dikë që të do të mbështet të kupton, miti i vetmisë ngrihet mbi vdekjen duke e sjellë këtë të fundit në jetën e njerzëzve të cilët nuk kanë tagër moshe, karakteri, klase, apo qëndrueshmërie…
Miti i vetmisë në botën moderne është bërë nevojë për lajm. Të gjithë abuzojmë me këdo dhe kushdo na kthen nderin pas, miti i vetmisë në botën tonë të shpikjeve të mëdha na ka krijuar këtë dhuratë të tmerrshme, se jemi vetë fajtorë, se jemi 24/24 që kujdesemi për botën e dukjes, aparencës, ndërkohë që lëmë shpirtin të zbrazët, dhe cdo ditë që ne i kushtojmë rëndësi të dukurit, sesi të jemi më popullor, më seksi, më ndikues shpirti jonë vdes dhe ne shkojmë drejt e në mitin e vetmisë. Komentet dhe pëlqimet mbarojnë shpejt, kujtimet dhe emocionet që na dhurojnë njerëz, takime e vende kurrë.
Miti i vetmisë na dhuron marrëzi, jeta vrapon në shëkullin tonë dhe ne nuk jemi kurrë në gjendje të ecim me të njëjtin hap por ne duhet të zgjedhim me kujdes se janë pikërisht zgjedhjet tona që na kushtëzojnë që më pas përfundojmë në mitin e Vetmisë dhe nga miti i vetmisë përfundojmë në mitin e vdekjes, dhe në botën e përtejme ose atë të Hadit a Parajsës quajeni si të doni, pasi ikim ne lëmë mbjellim vetëm dhimbje në zemrat e atyre që na kanë dashuruar me furinë e oqeaneve të Poseidonit… Ato që të bënin like komente deri dje do gjejnë dikë tjëter për të lajkatuar por ato që të donin jo…
Gjella me kripë dhe kripa me karar, vetmia është ekzistenciale, pa të nuk jetojmë, nuk marrim dot frymë, kemi shpesh nevojë për vetminë, për të sqaruar “brainstorm-et” e ditës apo javës por nuk duhet të izolohemi, nuk duhet të jetojmë për botën e dukjes, duhet të jetojmë për botën shpirtërore për ti krijuar asaj një botë të lumtur dhe të paqtë, nuk duhet të biem në marrëzi – pra të mëndojmë për atë që iku, ajo nuk kthehet më por lëreni të vdesë atje ku dha shpirt përpara se t`iu a marrë juve shpirtin.
Mos ndërtoni mitin e vetmisë në lëkurën tuaj, askush nuk është i përsosur por atë që nuk e gjen askund, mund të shkojë ta marrë në krahët e mamit, babit, motres, vellait, dashnorit, pedagogut, një të pastrehi vetëm mbushuni me emocione, “emocionet nuk i`u lënë të vdisni…
Të gjithë mund të shpëtohen nga “miti i vetmisë”, AVICI mund të ishte shpëtuar nga vetvrasja sepse atë nuk e vranë abuzimet e pafundme që bëri me lëndët narkotike a alkoloolin por miti i vetmisë me të cilën jetonte cdo ditë, por në luftën më mitin e vetmisë doli humbës dhe i vdekur, mitet triumfojnë gjithmonë.
Bëni gjithcka për shpirtin, dëshirat, pasionet tuaja, ndërtoni botë paralele, arratisuni, shkëputuni disa ditë, disa javë ose edhe muaj por vetëm mos lini të jetoni jetën e dyfishtë mes jush dhe mitit të vetmisë, atëherë fundi është afër, ju shpëton vetëm një mrekulli ose vdekja…