Në Qendren Kulturore të Malesisë (Tuz) u kushtua një orë përkujtimore me rastin e një vjetorit të vdekjes së piktorit malesorë me famë botërore, Gjelosh Gjokaj. Vlen te theksohet se të pranishëm ishin ambasadorët e dy shteteve shqiptare, akademikët L. Molliqaj dhe Anton Berishaj, Mr. Anton Gojçaj, Tom D. Gjokaj, kryetarët e komunës së Tuzit dhe Podgoricës, ndërsa orën përkujtimore e moderoi prof. Pal Dreshaj – njoftoi portali Malesia.org.
Jetëshkrim i shkurtër:
Gjelosh Gjokaj ka lindur në vitin 1933 në Milesh, lokalitet i Tuzit në Mal të Zi. Në Beograd kreu Shkollën e Mesme të Artit dhe më pas, studimet e larta në Akademinë e Artit. Diplomohet më 1963. Në vitet 1964-1969 themeloi degën e grafikës në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës. Nga viti 1969 deri më 1983, punoi dhe jetoi në Romë.