Nuk është gjë e madhe
të kesh
mendje. Ndjenja: oh, ato i kam; ato
më sundojnë. Kam
një Zot në qiell
të quajtur diell, dhe hapem
për të, duke i treguar zjarrin e zemrës sime, zjarrin
si prani e tij.
Çmund të jetë lavdi e tillë
perveç se një zemër? Oh, vëllezër e motra,
a ishit edhe ju si unë, kohë më pare,
përpara se të ishit njerëz? A ia
lejuat vetës
të hapeshit një here, për t’mos u
hapur më kurrë? Sepse në të vertetë
po ju flas tani
ashtu siç bëni ju. Flas
sepse jam e copëtuar.
-Shqipëroi: Albert Bikaj/Kallnori.org