Kush bëri me gisht? – poezi nga Mark Lucgjonaj

0
574

Kush bëri me gisht?

Bënë me gisht prej teje!
Bënë me gisht prej meje?!
Kush bëri me gisht?
Kush?
Cili gisht?!
Ka fytyrë ai apo vetëm gisht?

Cili është ai që bën me gisht e flet përmes gishtit?
E vëndos tjetrin në nishan të gishtit!
E ai fshehet pas gishtit?!
Ndoshta edhe dirigjohet prej gishtit?!

Po mirë, ky që bën me gisht, ka vetëm gisht a por edhe bisht?!

Disa filluan ti masin bishtit hijen që bën mbi tokë!
Disa të tjerë u trembën nga gishti?!
Të tjerët kërkonin dirigjentin?!

E ai që bëri me gisht, vazhdon punën e tij.
Tund gishtin e bën me gisht!
Në pikë të ditës, e në mes të natës.
Bën me gisht dhe paguhet per gishtin.
Kush bëri me gisht?

M.L / 2018

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.