Me 25 Korrik 1918 Fan S Noli pati një bashkfjalim të gjatë në Harvard Club, New York City, me ish Presidentin amerikan Theodore Roosevelt. Fan S. Noli do të deklaronte pas takimit se ish Presidenti Roosevelt çuditërisht ishte shumë i informuar dhe në detaje mbi Shqipërinë dhe ngjajrjet e ndodhura atje. Ndër të tjera Roosvelt i kishte thënë Nolit” Shqiptarët i dua dhe i admiroj, se janë një racë e vjetër dhe trime që meriton të shpëtohet dhe vetëqeveriset. Di që në shumë raste, Turqit, grekët dhe serbët bashkoheshin dhe lidheshin mes tyre që t’u bënin ballë shqiptarëve. Di pastaj që shqiptarët janë besnikë dhe të ndershëm, dhe kur e japin fjalën, e mbajnë si burra….”Thuaju shqiptarëve që dëshiroj ta shoh Shqipërinë independente dhe që indepipendenca e tyre duhet të sigurohet nën mbrojtjen dhe garantinë e painteres të Fuqive Aleate, si Amerika, Anglia dhe Franca. Nga ana ime, do bëj ç’t’më vij doresh për të drejtat e racës shqiptare.”

– Gazeta Dielli e 26 Gushtit 1918.

-Federata Pan-shqiptare “Vatra”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.