Kalendari poetik:
Sot, më 30 korrik është data e lindjes së poetit brazilian Mário de Miranda Quintana (1906-1994); qe poet, gazetar dhe përkthyes i njohur në Brazil, me përkthime nga autorë me peshë, si p.sh., Charles Morgan, Marcel Proust, Virginia Woolf, Guy de Maupassant etj. Kam disa shqipërime prej tij, për sot përzgjodha këtë:

KUSH DASHURON GJEN

nga Màrio de Miranda QUINTANA

Kush dashuron, e gjen atë që do…
Ndoshta dhe ti më erdhe kur po të ëndërroja.
Dhe papritmas, flaka u ndez!
Qe prush i topitur që zgjohej…
Një fluturim i ri mbi gërmadha,
Në ajrin e shtangur kumbonin këmbanat,
U binin ca engjëj të veçantë
Që kanë dhunti të ringjallin…
Një ritëm hyjnor? Oh! thjesht
Regëtima e zemrave tona
Që bashkë si për festë rrihnin,
A të vetmuara, me trishtim…
Oh! E shkreta dashuri e largët imja,
Ti as e merr dot me mend sa mirë u bën njerëzve
Të ëndërrojnë…dhe ta kenë jetuar atë ëndërr!
Kush dashuron gjen.

© shqipëroi Maksim Rakipaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.