25 korriku është data e lindjes së poetit spanjoll Antonio Maçado (emri i plotë i të cilit është Antonio Cipriano José María y Francisco de Santa Ana Machado Ruiz, 1875-1939); qe një ndër më të shquarit e atij që u quajt ‘brezi 98’.
VETMI
Antonio MACHADO
Vetmi, e vetmja mike,
hyjni që mbikqyr çdo mrekulli
dhe pa t’u lutur çdo dëshirë më plotson
edhe zërin ma dhe
por tani, thuamë:
-Me kë mund të flas?
Të flas me të fshehtën e fytyrës tënde,
që në pasqyrën e dhomës time
duket fare e re?
Ti që zërin e të dashurës sime ke
dhe të fshehtën e heshtjes mbron
fytyrën tënde zbulomë
dhe bëj të gjej mbi vete
sytë e saj
si gurë të çmuar, si diamant.
© shqipëroi Maksim Rakipaj