“E kam pa të përkthyeme këtë poezi të Bukowski-t, perkthye ne shqip ne versionin qe e ka botue Shpia Botuese “Black Sparrow Press” e botuesit John Martin. John Martin qe e ka botue kete poezi ne vitin 2004, mbas vdekjes se Bukowski-t, e ka mbrapshtue e sakatue ate duke e paraqite sipas pikepamjeve të veta majtiste…gati me e qite te ndjerin Bukowski marksist…Botuesi John Martin asht kritikue e sulmue ashper per “modifikimin” qe ia ka ba variantit origjinal te poetit, duke zevendesue fjalen “Sistem” me “Demokraci”, ne variantin origjinal poeti e ka zgjedhe qellimisht fjalen “Sistem” per me dhane nje kuptim ma te gjanë, ma universal, kurse fjala “Demokraci” e zhban synimin poetik, (intencën poetike), te autorit dhe e ban me u dukë si lufte klasash marksiste…
…Qe ku asht versioni origjinal si e ka lane poeti shtypun me makine shkrimi :
CHARLES BUKOWSKI :
…para do ditëve e pashë nji njeri tue lexue Gazetën
“Wall Street” athue se kishte gja në të- – –
problemi, natyrisht
nuk asht mbrenda Sistemit,
janë pjeset përbamëse të Sistemit- – – si puna e njerit te parë që shndrrohet me ty ne rrugë në cilën ditë të duesh : Shumëzoji
atë burrin ose
atë gruen me
3 ose 4 apo me 30 ose 40 milionë
e mbasandej menjiherë ke me e kuptue pse gjanat mbesin ne gjendje mosfunksionimi
ose
ma keq
Kisha dashtë me e pasë nji kurë per tanë keto gurë shahu të
Njerëzimit…
Ata i janë nënshtrue nji numri kurash
të rreme
përveç kësaj që asht tu ardhë udhës
TASH
që ka me shërue thuejse
gjithkënd :
Dritë ma në
fund : nji birë vozi, nji
zorrë, nji e mbrame gjamë
gjigande
që e gëlltitë
Noen
e Arkën
Kryqifikimin,
Kryqëzimin
pleshat
të përdalunat
të pjerdhunit
shtihanat
ua gjani
emnat.
problemi asnjiherë nuk ishte Sistemi
problemi ishe
ti.”
– Faksimilja e poezise origjinale :

–Ilir Seci/Kallnori.org
– si puna e njerit te parë > si për shembull njeri i parë…
– nji kurë > nji mjekim/terapi
– nji numri kurash të rreme > shumë mjekimeve/terapive të gabueme
– nji birë vozi > birë bythe (fjalë për fjalë: “bira e shekës/fuçisë”)
– nji zorrë > nji zorrë barku (që me u dallue prej zorrës së ujitjes)
– Kryqifikimin > Kryqifiksionin (forma “fiction” duhet me u ruejtë edhe në përkthim, si “trillim”)
– pleshat > pleshtat
– të pjerdhunit > të qimet (mos të bahemi ma puritanë se poeti)
– ua gjani emnat > ose çkado tjetër