Historia na mëson se, Kuvendet tona të njohura së paku nga shekulli XV, zakonisht kanë përçuar mesazhe të rëndësishme për ndërtimin e Atdheut, ruajtjën e paqës, si dhe aspekteve të tjera të traditës tonë. Si të tilla, Kuvendi i Lezhës (1444), Matit (1462-1921), Dukagjinit (1601-1602), Kuçit (1614), Arbërit (1703), Mirditës (1570-1912), Prizrenit (1878), Pejës (1899), Greçës (1911), Junikut (1912), Vlorës (1912), Bujanit (1943/44), Drenicës (1944), Verrat e Llukës, Prishtinës, Kaçanikut (1990), e sidomos shpallja e Pavarësisë në Kuvendin e Republikës së Kosovës (2008), konsiderohen pasuri e patjetërsushme në ngritjen e imazhit të vendit dhe popullit tonë në botë.
Historia, fatkeqësisht ka nxjerrë në dritë edhe disa kuvende në dëm të vendit tonë, si, bie fjala, kuvende haxhiqamiliste, esatotoptaniste, fashiste, aneksuese (Kuvendi i Prizrenit më 1945, dhe ai i Prishtinë më 1989), e ndonjë tjetër.
Në ditët e sotme, kur jemi duke u ballafaquar me krizën e fillimit të punës së legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, me të drejtë shtrohet pyetja sa ka shërbyer kjo përvojë e pasur historike në shtetin e ri të Kosovës.