I ngrirë në gurë
Krenarë qëndron
Nuk thotë gjë,
..veçse egër vështron
Egër vështron,
Po pse
Pse o Zot ?
Heshtje dëgjon
500 mote…
plot 500 vjet
Pse kështu përfunduam
…se dimë as vet
E zeza u zbardh
E bardha u nxi
Miu u bë luan
…e luani
…mi
Deti u bë lum
Zjarri u bë ujë
Jeta u bë vdekje
.. vdekja u bë gjumë
Të zinjtë janë të mirë
..të bardhet janë të këqij
Mali shkëmb u bë
E shkëmbi u bë mal
I riu vdiq
plaku u ringjall!!!
Jeta u bë vdekje
e vdekja u bë jetë
Po pse kështu
Pse..
..ooo të shkretë.
Lufta u bë paqe,
errësira u bë dritë
Po errësirën duam
po po!
E duam!
Nuk duam dritë..
(ooh,harruam,
..ne jemi të bijtë)
Gurin e pështyjnë,
pështymën e lëpijnë
minjtë po i vërsulen,
rëndë e shikojnë
Gjergji mbeti tmerr
tmerr përgjithmonë
tmerr i madh për ta
hija e rëndë e tijë…
I tërbuar shikon
sytë iu bënë flakë
Kali niset vrap
Dorën e fuqishme
me shpatë në qiell e matë
të turret provon
si turqit ti përgjakë..
Kali seç u ndal,
dora seç iu ngri
…qenkam prej guri
harrova që s’jam njeri
Edhe kështu qëndron
qëndron plot egërsi
tmerr sot si gurë,
tmerr edhe si njeri
Shpata e tij i pret
..herët apo vonë.
-Albert Bikaj