Nga Dorian Koçi:
Ninulla në arbërishte:
Çë thavmasmë isht kjo?
Çë edhe nata ditë u bë.
të ghzon zemërën
dimri shkoi e s’ ishtë më
gjithë jeta bën hare
ljulje e peme për në dhe
Ljeu jashtë e jo në Horë
në një shpellë, në një gërromim
ljeu në tsin, ljeu në sborë
ljidhur klje te një skutin
mbet në kashtë e në sanùa
si i vapkëth për mua
E si ljeu n’ ata malje
n’ ata malje ashtu tutsè me ghzim
Parraisi u psaljë gazin
m’ i madh njeriut i qièlli
paqe, gaz, haré
yn’ Zot pru në ktë dhe
Kjo ninullë është shkëputur nga përmbledhjet “siculo-arbëreshe” të Lionardo Vigo (1805-1888). Ai ishte një poet, filolog e politikan Italian që në vitin 1857 botoi “La Raccolta di canti popolari siciliani”, në të cilën përfshiu dhe këngë popullore të arbëreshëve të Sicilisë. Vigo ishte një dishepull i Romantizmit, dhe besonte se këngët popullore dhe motivet folklorike gjithmonë ndjellin dhe shpirtin poetik të së shkuarës për të krijuar atë që Herderi e quan dhe Volksgeist-“shpirt i kombit” që u fal njerëzve impulsin krijues përsa i përket përforcimit të nacionalizmit të tyre kulturor.
Gëzuar Krishtlindjet me këto vargje të vjetra në shqip…