Herë-herë natën kur më del gjumi/m’afrohet dora e kujtimit tamam si ajo e nanës/
Që e zbulon prej votrès farën e zjarmit prej hinit/ E fluturon me nji shpejtësi ma të shpejt se ajo e dritës.
Rri në shtrat. Bafti i hajrit kjoftë, huqas.. E shtang, shtatë-kerqethun zgordoj hapsinen. Lypi kodin
Me i zberthye enigmat…
Por heshtja e mendimi se të humba ty, O, Malësi,
Me sjell e pshtiell ma zi se furia e veriut trandafilin e Jerihonit në shkreti
E dridhem! E dridhem !
Kam asistue me sy të fëminis se si nadje vesa i strpik petalet; se si kanikola ua thith palcin dhe
Klorofilin gjelbris/ Por mendimi se të humba ty, O Malësi
Më banë shtang si Lotin statuj krype
Urthin e gjakut – çepur !