Fjala lindi fjalën.. – poezi e Donart Rexhbogajt

0
414

Fjala lindi fjalën..

Ngjyra t’ngatërrueme
t’pshtjelluna marrëzisht,
pushtuan me harmoni
nji za’ t’vjedhun
t’frikësuem nga heshtja!

Melodi e çartun
e shortueme rastësisht,
puthitej me ajrin
skaj gjuhës së verbueme.

Nji za’
qi s’bante za
ngujuem prapa grilave,
zanë rob
prej pështymës me fluska,
leçitej rreth gojës
egërsisht..

Sytha tingujsh
t’dehun nga gjaku
frymuan ngadalë
nën hijen e buzëve të çara..

Matanë gufonte deti
duhi zjarrësh e valësh
thyen frikën
qi kishte në zemër..

Varrosi boshllëkun e ndërsyer të ujit,
Busulla u kthye n’pikën e vet,
Gërrye ka fytin shumë herë
Se
Fjala lindi fjalën!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.