Kur eksplodon si vullkan vrima e zezë e trunit
Nuk e predestinon lavën benigne në atmosferë
Por blon si mulli vlerat e dorës e trunit njerëzor
Tue i thithë n’anientim virtytet e dogmat.
Ah, nuk kem’ tjetër rrugdalje jashtë hymjes në tunel
E po se binde trunin se ka diku fener;
Ka bukureze vetim ku edhe shpresa jashta shpresës
vazhdon me egzistue egzistenca pa placebo.
Ke ndëj ndonji herë afër pafundësis së Oceanit
Ke pa ti si shkëndia e nji qiriut e ça pellkun
E Territ? Dhimbja fizike e shtatit të materis
nuk asht aq akute si dhimbja shprtnore që e bënë
Me skërnit dhëmbët.
-Nokë Sinishtaj
Redaktoi: Albert Bikaj
EKSKLUZIVISHT PËR KALLNORI.ORG
-NDALOHET RIBOTIMI PA LEJEN E AUTORIT DHE KALLNORI.ORG-