(Mbështetur në botimin e AkademikGjovalin Shkurtajt “Kopshti poetik i Nokë Sinishtajt”, “Botimet Barleti” Tiranë, 2018)
“Kopshti poetik i Nokë Sinishtajt” hartuar me mjeshtëri nga Akademik Gjovalin Shkurtaj sjell prurje ligjërimoredhe disa vlera artistike të vjershërisë së krijuesit të njohur Nokë Sinishtajt. Brenda këtij kopshti, njihemi me poetin e përmallimit dhe të kujtimeve tëvendlindjes Nokë Sinishtaj, me disa nga përjetimet e tij të skalitura me art nëpoezi, shquajmë adhuruesin e poetëve të mëdhenj, pasurohemi me prurjet leksikore e etnografinë e të folurit të shkrimtarisë së Sinashtajt, diturohemi me frazeologjinë letrare të krijuesit malësor të Kshevës e të gjithë Malësisë.
Në këtë fjalë të shkurtër timen dota kem të vështirë të flas sepse në dorë kemi jo një libër, por një enciklopedi letrare e gjuhësore, kemi përballë dy mjeshtra të fjalës shqipe. Të dy maestrot duket sikur kanë pritur njëri-tjetrin dhe e kanë gjetur në kohë, kuptohen ekrijojnë mbi punën e njëri-tjetrit, njëri e gjurmon fjalën në trevat e të parëve e i dyti freskohet me gurrën e Grudës e të Malësisë së Madhe, e ndjek atë dhe e klasifikon.
Si gjuhëtare do të ndalem në njëfushë të veçantë studimore, në etnografinë e të folurit, së cilës i ka kushtuar jo pak faqe akademiku Shkurtaj, lëmi e kultivuar prej tij në gjuhësinë shqiptare. Po pse Gjuhëtari jonë ka zgjedhur krijimtarinë e Nue Sinishtaj? Besoj se përgjigjen mund të na e tregojë ky konstatim i prof. Gjovalinit: “Mua më pëlqen dhe më kënaq vjershëria e Nokë Sinishtajt,-shkruan profesori,- sepse kur e lexoj e ndiej veten sikur shkoj përsëri në takimet e shtegtimet e mia për të mbledhur fjalë e shprehje të bukura të Malësisë sonë të Madhe dhe, në fakt, aty gjejmë një shkrimtari sa tërheqëse e me theks atdhetar, po edhe me prurje të frekëta fjalësh, frazeologjizmash e mënyrash të thëni tipike të anëve tona Veripërëndimore,të shkrira pa asnjë paragjykim krahinorist edhe me leksematikën e shqipes së njësuar dhe, në këtë mënyrë, ai i përthekon artin e dijet e tij të shumta methjeshtësinë e natyrshmërinë e shprehjes, ndonjëherë edhe me një farëpakujdesie të dukshme, por që, megjithatë, ndoshta pikërisht sepse ajo ështënjë veti e çiltërisë dhe e zemrës së hapur të poetit, pëlqehet dhe sikur ia flladit e ia erëmirëson ligjërimin e tij.”(2018: 34)
Etnografia e të folurit na lejon të njihemi me trashëgiminë gjuhësore të shqipes, ta interpretojmë atë. Mjeshtërisësë Shkurtajt nuk i ka shpëtuar gati asgjë nga prurjet e kësaj fushe të kopshtittë Sinishtajt. Të bien në sy identifikimi i eufemizmave e pseudoeufemizmave apo “fjalë e shprehje uruese tipike të bujarisë malësore”, si: mushtulluk, t’ ka lindë djali apo fjalë sharëse e thumbuese, me parashtesën stër-(stërgjyshore, stërpujë) e kaça– (kaçarrenë). Pëveçse vjelësin e këtij thesari, prof. Shkurtaj dallon edhe krijuesin Nuo, të cilit ai i atribon fjalët e krijuara sipas gjedhës malësorçe: syçakërr, shpirtgorrç.
Nga shtrati i të folmes së Grudës epërgjithësisht të Malësisë së Madhe kanë dalë edhe mallkimet e pseudomallkimet, si: t’shitoftë zana, t’u thaftë votra,të cilat mjeshtëri Sinishtaj i ka shkrirë aq bukur në artin e tij.
“Po ashtu, si tregues të etnografisë së të folurit malësorisht janë edhe emrat e festave fetare, si Shnjoni (Shën-Gjoni), festë e Hotit: “Pini burra, ja sot asht Shnjoni”. (2018:83)
Në të folmet e Malësisë, si një dukuri edhe e etnografisë së ligjërimit, prof. Shkurtaj shquan disa përdorimetë ligjërimit grarisht të cilat kanë pjesë të tyre termat Zot a Zojë, si: i lumi Jezu Krisht, e lumja Zojë, për të lumin Zot, për të lumen Zojë etj. Kështu edhe në një prej rruzareve tëpërdorshme dendur në Malësinë katolike: Oj lumi Jezu Krisht, zemërbutë ej përvujt.” (2018:106)
Nokë Sinishtaj u ka dhënë vjershavenjë “aromë” të këndshme malësore edhe me të folurit malësorisht në mëmyrë tëfigurshme “si: me thirrë vaj, me qitëhatër ose me dvetë hatrin, paçin dritë e ndjesë, por edhe përgjithësisht doke e zakone të moçme të Malësisë, të cilave ai u referohet mjaft shpesh, sip. sh. rubës së zezë, që mbajnëgratë e farefisit, për një vit rresht, si shenjë zije a jazi për të afërmit e vdekur.” (2018: 128)
Poetin Sinishtaj akadimiku ynë e etiketon me epitetet poet mërgimtar, por nga ana tjetër gjuhëruajtës.
“Ai shkruan shqip, – shkruan Shkurtaj,- ashtu si i vjen të shkruajë një njeriu, që nuk banon më, as në vendlindjen e tij, në Kshevë të Grudës, as në Shqipëri, asnë mjedise mirëfilli shqiptare.” (2018:15)
Në respekt të krijuesit e poetit Nou Sinishtaj po shkëpus disa vargje nga kjovjershëri:
Mes gurëve të mi
Unë jam pelegrin i humbur
Mes gurëve të vendit tim.
Atje i puth gjurmët e të parëve
Trojet ku dielli e varret
Mbeten besnikërisht en bloc
Pronë-edem edhe matanë.
(Ndue Sinishtaj, Syri i ngujuar, Erik, 1998, f. 6)
Të dy mjeshtërave ju uroj jetë të gjatë, mendje të kthjellët e qofshin gjithmonë punëmbarë!
Tuz, 15 dhjetor 2018