Nga Bajram Mjeku
Në nëntor të vitit 1967, Mbreti i Shqiptarëve, Lartmadhëria e Tij, Leka Zogu derisa jetonte në Spanjë i dhuroi një elefant Guvernatorit të Kalifornisë dhe presidentit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ronald Regan. Ky i fundit, përmes një letre më 27 nëntor të këtij viti e falënderoi Mbretin shqiptar për dhuratën në të cilën thuhet:
Lartmadhërisë së Tij, Mbretit Leka.
“I dashur Leka,
Elefanti ka mbërrijtur i sigurtë dhe është komfort në shtëpinë e re. Nuk mund t’ua përshkruajmë se sa mirënjohës jeni unë dhe Nancy dhe nuk mund t’ua përshkruaj emocionet e djalit tonë Skipper’s.
Sërish faleminderit dhe përshëndetje të përzemërta për Ju.
Sinqerisht,
Ronald Regan.”

P.S. Letrën e Presidentit amerikan më ka siguruar miku im, Arben Haxhijaha i cili tash disa vjet jeton në Londër.