E vërteta, e mira dhe e bukura – nga Roger Scruton (II)

0
130
Roger Scruton, Wiltshire, England, November 2011

Pjesa II.

Nga Roger Scruton

Cila është vlera morale e artit?

Çfarë lloj përmirësimi moral mund të gjenerojë arti tek ne?

A ka ai ndonjë rol të veçantë në prezantimin e botës morale dhe përmirësimin e vet angazhimit tonë në të?

Dukshëm, arti është një burim i shembujve moralë, por veprat e artit nuk paraqesin vetëm shembullin. Ka shumë shembuj që na nxisin për të nxjerrë prej tyre disa ide mbi se çfarë është sjellje të mirë dhe e keqe. Dhe kjo, na vendos në një pozicion gjykimi. Këtu, unë përmend portretin e Isabelle Archer të Henry James (që shpresoj që ju të rinj të mund ta lexoni, nëse nuk e keni bërë këtë ende) tek libri i tij ‘Portret i një Zonje’, në të cilin Henry James na paraqet një grua të mirë, por që është gjithashtu edhe naive dhe që shfrytëzohet nga një burrë dinak dhe i ligë. James nuk i gjykon vet këto personazhe. Por, ai na vendos ne, në një pozitë të tillë që të gjykojmë dhe që këtë gjykim ta bëjmë përmes syve të saj – të Isabelle Archer. Gradualisht lexuesi fillon të kuptojë situatën e saj, ndërsa këtë po e kupton edhe personazhi i vet Isabelle. Dhe ky, është art i vërtetë. Heny James nuk thotë kurrë asgjë. Por, ai na bën ne të mendojmë mbi këtë. Dhe kjo gjë, a mund të ketë një lloj vlere morale të veçantë, apo jo? Në vend që thjesht t’ju thotë se, çfarë të mendoni, moralisht, ai na e lë neve në dorë që ta mendojmë këtë si një lloj rruge edukimi mbi ato emocione që ajo zgjon tek ne. Kjo e bën atë që të duket disi bindëse për një trillim dhe për artin përfaqësues, por për sa i takon artit abstrakt?

Njerëzit mendojnë se, arti abstrakt – arti që nuk ka përmbajtje përfaqësuese – gjithashtu mund të ketë një lloj vlere morale. Kjo është ajo që po thoshte Beethoven-i rreth Missa Solemnis-it të tij – dhe ajo që thonë shumë njerëz rreth muzikës në përgjithësi – që muzika na shpalos diçka rreth emocioneve tona, duke na bërë që të ndjehemi të dorës së dytë, dhe të na shpalosur se çfarë janë këto emocione që na përshkojnë. Edhe aty kemi një lloj edukimi emocional, që kryhet përmes muzikës gjithashtu. Por, pastaj kemi probleme të vërteta dhe kjo është diçka shumë e vështirë për të folur.

Çfarë ndodh kur një vepër arti, na paraqet një ves, një sjellje të keqe, por që estetikisht paraqitet në një mënyrë të tillë, duke e bërë këtë sjellje të keqe, tërheqëse?

Këtu, unë marr shembullin e Salome-së. Këtu, qëndron problemi, siç mund ta kujtoni, të Salome-së, historia e vajzës së Herodias-it, e cila kërceu përpara mbretit. Ajo lakmonte kokën e Baptistit John (ndoshta sepse e ëma e ia kish futur këtë në mendje), dhe më në fund, ajo e bindi mbretin që t’ia japë asaj. Me fjalë të tjera, ajo e kishte bindur mbretin që të vriste profetin, që deri në atë çast ai kishte ngurruar për ta bërë këtë gjë. Më pas, kjo histori u shkrua si dramë nga Oscar ëilde, një dramë mjaft e zgjuar dhe ‘u vesh’ me muzikë nga Richard Strauss. Muzika e tij, është plot me epshe tronditësëse, por është shumë e bukur dhe joshëse. Kjo lloj muzike, na vendos ne në krahë të Salome-së. Ne ndjejmë se ajo është e rrëmbyer nga një emocion me të cilin nuk përballet dot. Ajo duhet ta përmbushë këtë emocion, por siç paraqitet nga Strauss-i dhe Oscar Ëilde, Salome shkon tek koka e prerë në tabaka e Baptistit dhe e puth atë.

Ja se çfarë pamjesh do të shikoni sot në produksionet moderne te operave. Produksionet moderne të operave, janë të dizenjuara që të tregohen veçanërisht fyese ndaj anëtarëve të Kishës Mormone, kështu që, mos u shqetësoni. Zakonisht, ato janë shumë më keq sesa kaq, por këtu Salome, pasi ka kënduar arian e saj të pabesueshme e një ekstazie sensuale mbi

kokën e ofruar të Baptistit John, duke e kapur dhe duke e puthur atë në këtë mënyrë të papranueshme.

Këtu, shumë njerëz do të ndjenin se kjo gjë ka shkuar pak si shumë larg, dhe ndoshta njerëzit mendojnë pikërisht këtë. Kjo opera ka hasur në vështirësi në vitet e para të jetës së vet, por tani ajo është pjesë e repertorit.

Dhe megjithatë, duket sikur merr një lloj kënaqësie të kobshme në një sjellje perverse, por të ngritur në piedestalin e artit, dhe muzika duket sikur e merr këtë sjellje dhe e vendos atë nnë një dritë magjepsëse, sepse muzika ju tërheq pas saj gjatë gjithë kohës. Gjëra të ngjashme do të gjeni edhe në vepra të tjera arti, të mes dhe fund shekullit të XIX-të, një art që e shpëton të keqen, duke e bërë atë që të duket e bukur.

‘Lulet e së keqes’ të Bodlerit, janë një shembull shumë i mirë i kësaj. Ai merr ekseset (tepritë) dhe degjenerimet e jetës, në një qytet modern dhe, kërkon kuptimin e fshehur të tyre. Dhe ai e bën këtë nëpërmjet një shëmbëlltyre pabesueshmërisht të fuqishme dhe nëpërmjet formave të vargjeve të bukura, që e bëjnë atë të duket sikur mbart një kuptim shpirtëror pas gjithë kësaj që shërben si shpërblim. Shpirtërorja na shpaloset, edhe pse ajo që përshkurhet e mohon mundësinë e shpirtërores. Është sikur duke i mohuar gjërat në mënyrën e duhur, ne mund t’i afirmojmë ato. Dhe mendoj se, kjo është ajo që ka menduar edhe vet Bodleri dhe shpesh njerëzit e kanë përshkruar atë si një një poet të krishterë, ekzaktësisht për këtë: ai shpëton nga zemra e korrupsionit dhe e dëshpërimit, atë embrion të vogël, të pastëritisë shpirtërore, që shtrihet në shëmbëlltyrën e vargut të tij dhe që ne e marrim me vete, duke e lënë që ajo të rritet brenda nesh. Nuk e di nëse kjo është e vërtetë, por ai është një mendim interesant.

Tek Shekspiri, sigurisht, ka shumë ligësi – personazhi i ligë i Jago-s tek Otello, për shembull, dhe gjithashtu tek Makbethi, i cili është një njeri i ligë vetdyshues. Por ajo është e qartë. Shekspiri nuk pret që ne të marrim anën e tyre në asnjë rast. Ai nuk bën atë që Saolome ushtron tek ju, megjithëse ne gjejmë një fare simpatie për persnazhin e Makbeth-it.

Dhe satani i Milton-it tek ‘Parajsa e humbur’ është një shembull tjetër shumë i rëndësishëm i një personazhi të ligë, që portretizohet aq shumë nga vargu aq i fuqishëm, saqë ne nuk mund të mos jemi në krahun e tij. Krenaria e tij e plagosur, është diçka me të cilën ne identifikohemi menjëherë dhe kuptojmë që aty ka një lloj fisnikërie. Kjo është ajo që bëjnë vargjet. A është ky varg i pavdekshëm, rrjedhimisht, që ju vendos ju në krahë të Satanit (djallit)?

Blake, në ilustrimet e tij mbi ‘Parajsën e humbur’, duket se, mendon pikërisht këtë.

Kemi Dimitri-n, tek ‘Vëllezërit Karamazov’ të Dostojevskit. Çfarë mendojmë ne për të? A është ai thjesht i hutuar, apo sërish, ne po sillemi në botën e një personazhi, i cili është i paaftë që të bëjë gjykime morale për vetveten? Ndoshta, a mos jeni ne, gjithashtu, të konfuzuar rreth faktit nëse mund ti bëjmë apo jo ne vet këto gjykime morale? Kështu, një nga çështjet që ngrihet këtu është:

Cili është dallimi ndërmjet artit moral dhe moralizimit të artit?

Këtu, kemi një pjesë të artit revolucionar rus, nga revolucioni i vitit 1917-të, i cili manifeston moralizim. Ajo po ju thotë se, dukshëm, këta njerëz janë të keqtrajtuar. Edhe, po pastaj? A thotë ajo, ndonjë gjë, që të na ndihmojë që ta kuptojmë më tej këtë keqtrajtim, apo të marrim një qëndrim të ndryshëm ndaj saj, apo mos është vallë si një tjetër përrallë morale, thjesht

ilustrimi i diçkaje? Shumë njerëz ndjenë se, arti nuk duhet të moralizojë në mënyrë kaq të drejtëpërdrejtë sepse është shumë shabllon. Ajo duhet të jetë më shumë e ngjashme me Henry James tek ‘Portreti i një Zonje’, duke na e lënë ne në dorë moralizimin, në vend që këtë gjë ta bëjë ai vetë. Mund të jetë edhe kështu, por le të vazhdojmë më tej.

Tani dua t’ju flas pak për bukurinë.

Vijon..

Në shqip nga Enkeleda Suti

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.