MARINA CVETAJEVA

/8 tetor 1892 – 31 gusht 1941/

Marina Ivanovna Cvetajeva me veprën e vet konsiderohet midis disa prej më të mëdhenjve në literaturën ruse të shekullit të njëzetë. Kishte ndjekur studimet për letërsi në Universitetin Sorbone, France.
Jetoi dhe shkroi për Revolucionin Rus të vitit 1917 dhe për urinë e Moskës që e ndoqi edhe atë pasi nga uria i vdiq njëra nga vajzat e saj. Cvetajeva u largua nga Rusia në 1922 dhe jetoi me familjen e saj në varfëri në Paris, Berlin dhe Pragë para se të kthehej sërish në Moskë më 1939. Burri i saj Sergei Efron dhe vajza e saj Ariadna Efron u arrestuan për spiunazh në vitin 1941. Burri i Cvetajevës
u ekzekutua. Pak muaj pas vrasjes së burrit edhe Cvetajeva në internim kreu vetëvrasje më 31 gusht 1941 në Jelabuga.
Para se të varte veten la këtë shënim për të birin:
“Më fal, por të vazhdosh, do të ishte më keq, jam e sëmurë rëndë, nuk jam më unë, unë të dua me pasion, e kuptoj se nuk mund të jetoj më. Nëse i shihni ndonjëherë ata, i kam dashur deri në çastin e fundit dhe ua shpjego atyre që e gjeta veten në një kurth. ”
Shumë nga miqtë e saj mendonin se fajësia ishte e tyre sepse nuk e përkrahën asnjëherë. Pasternaku, shkrimtar (Nobelist 1958), mik i saj, mendonte se ai ishte fajtori i vetëm. I kishte sjellë litarin që Marina e kishte kërkuar, pa ditur se me atë litar do të vetvarej. Gjithmonë ka pasur zëra se vdekja e Marina Cvetajevës nuk ishte thjeshtë vetëvrasje por vepër e policisë sekrete të shtetit.Si një poete madhe lirike, pasioni i saj dhe eksperimentimi i guximshëm gjuhësor e shënojnë atë si një kroniste e mrekullueshme e kohës, jetës shoqërore, të cilën e pasqyroi me realizëm e ndjesi.
Në film kemi dy poezi të shqipëruar nga Kolec Traboini, “Çfarë është kjo brishtësi e nga vjen?” dhe ” Unë e di të vertetën”.

PANTHEON BOOKS & FILM EDITION

VIDIO NË YOU TUBE NË KËTË LINK:

https://youtu.be/Uby_Jp3IJYI

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.