Rrahje zemre nga Luke Morgan
Degjoj hapat e tua neper shkalle
Plot dy vjet pasi gjyshi vdiq,
dora e kemba varur jashte krevatit
a thua se kish dashur te ngrihej momentin e fundit.
Une nuk te kam thene sa fort me rreh zemra
dhe sa shume e urrej
ate ngjitjen-zbritjen tende neper shkalle;
hyp-zbrit, hyp-zbrit ne oren dhjete te mengjesit
njesoj si atehere, ime-me, ne Clones-in gjithe mjegull
ate mengjes vere kur e gjeti te atin pajete.
“Shiko yjet”-kish thene ai
naten e fundit
“Jane gjurmet e Zotit neper qiell”
Ate nate ata kthyen nga nje gote
e me pas, rane ne gjume te thelle.
Une shikoj tavanin
copezat e mykut ne te gati vezullojne
ndadalsoj frymarrjen.
Me ne fund hapat e tua neper shkalle, ndalojne.
Ai luan piano
Ai nuk mori kurre mesime pianoje.
Me kujtohen prinderit tane,
Shtepia pas zenkes
dhe se si drita luante
mbi tenxheren
qe njeri e hodhi drejt tjetrit,
zhurmen e forte vibrato
kur u perplas ne dyshemene e ashper
mbi te cilen tashme qendron nje piano
ku im vella ben muzike
a thua se jeta nuk i ka dhene kurre ndonje mesim
as edhe nje, mbi ate dyshemene e ashper.
Luke Morgan eshte nje poet, regjisor e aktor irlandez. Eshte lindur ne Dublin ne 1994. Ka fituar shume cmime ne konkurse te ndryshme letersie ne Irlande. Gjithashtu, dy nga filmat e tij me metrazh te shkrurter, jane perzgjedhur per te konkuruar ne Festivalin prestigjioz te Cannes.
Jeton ne Galway, Irlande.
Keto dy poezi jane shkeputur nga libri i tij i fundit me poezi: “Mure te ndershme”, botuar ne Dhjetor 2016.
-Iva Grillo/Kallnori.org