Botohët në anglisht libri i Dom Simon Jubanit

0
11

Shtëpia botuese Arouca Press, një ndër më prestigjozet përsa i takon botimeve katolike në gjuhën angleze, ka njoftuar lexuesit mbi botimin e librit autobiografik “Burgjet e mia” të meshtarit të njohur katolik shkodran, Dom Simon Jubanit. Në këtë libër Dom Jubani rrëfen jetën, vuajtet, historitë si dhe problemet e ndryshme përgjatë dhe pas diktaturës komuniste në Shqipëri; mbi të gjitha rrëfen qëndresën e guximshme dhe sfidimin e regjimit deri me ardhjën e demokracisë. Libri është përkthyer nga Joseph Bamberg, me titullin në anglisht: From the Depths of Hell I Saw Jesus on the Cross: A priest in the prisons of communist Albania (Nga thellësia e Ferrit pashë Jezuin në kryq: Një prift në burgjet e Shqipërisë komuniste).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.