“Fjalën “abort” këta specialistat tonë të gjûhësisë e kanë përkthye me fjalën “dështim”, e cila nuk shpreh kurrgjâ të saktë të realitetit. Deshtim i thonë edhe kur na humb dita e nji pikniku, edhe kur na humb 100 lekshi. Në të vertetë folja “abortoj” në shqip don me thanë “nana mbyt fëmijën e vet”. Prandaj nuk do të fshihemi aspak mbas fjalëve të hueja për me zbukurue nji krim para të cilit gjithkuj i rrëqethet shtati.

“Mbytja e fëmijve prej nanave të veta” ose “aborti” dikur bâhej shumë fshehtas. Veprohej në fshehtësinë mâ të madhe gjoja “me shpëtue nderin” e ndonji vajze ose për ndonji arsye tjeter të paarsyeshme, e cila ndrynte mbrenda vedit intriga e interesa të medha. Veprohej në fshehtësi, sepse aborti ishte nji krim: vrasje e nji fëmije të pafaj. Ndërsá sot erdhi koha e lirisë, lirí për të krye edhe krime të shëmtueme: “Nana mbyt fëmijen e vet” nën pretekstin e giendjes së vështirë ekonomike për mos me shkaktue vorfënine familjare! Kështu “fémija i pafaj” vlerësohet edhe mâ pak se nji këlysh qeni o mace, i cili kur lind u jepet fqinjve…

E di se njeriu i ri, supermodern, i super-konsumimit, i cili mendon me i zavendësue trunin e zemrën me kompjuter, ka me thanë: “Po ku duen me na kthye këta, përsëri në epokat epike?”

Jo na nuk duem me kthye mbrapa, por duem që njeriu t’i ketë gjithmonë vlerat njerëzore e jo të makinave llogaritëse, të cilat nuk kanë ligjë etiko-morale, as estetike, që nuk kanë as ndjesi, as ideale. Prandaj edhe pvesim:

– Cila âsht mâ e mirë dhe mâ e bukur: jeta apo vdekja?

– Si âsht e mundun që udhëheqësa popujsh të marrin në proteksion “nanat që mbysin fëmijët e vet”?

– Në kjoftë se përligjet e inkurajohet vrasja e fëmijëve prej nanave të veta, atëhere cili âsht ai krim që nuk lejohet?

– Ku do të përfundojë kombi ynë i vogel edhe në krahasim me minoritetet që kemi?

– A duhet të pranojmë na shqiptarët me u bâ kavie eksperimentale në duert e biznesmenëve të shkencës apo të biznesmenëve të prodhimit?”.

— At Zef Pllumi OFM, “Hylli i Dritës”, 1-2/1994, f.107

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.