Ansambli “Shqiponja”, nga Tuzi i Malësisë, në krye me maestron Agron Pllumaj, mbas sukseseve dhe aktiviteteve të shumta gjatë viteve në vazhdim as këtë vit nuk ndalen së korruri sukses. Destinacioni i rrallës për këtë vit ishte qyteti Burgas në Bullgari, ku u mbajt Festivali Botërorë Folklorik. Ndonëse konkurenca ishte shumë e madhe, ngaqë pjesëmarrësit vinin nga e gjithë bota, Ansambli nga Malësia bëri diferencën duke u vlerësusar si më i miri i festivalit.